Dyshohet për eksploziv në avion, alarm në aeroportin e Parisit

0

Autoritetet franceze po hetojnë një pajisje të dyshuar shpërthyese në një avion të Air France. Alarmi për bombë u dha gjatë fluturimit midis kryeqytetit të Çadit, N’Djamena dhe Parisit, tha të enjten Ministri i Brendshëm Gerard Darmanin.

Avioni u ul në aeroportin Roissy në Paris pa ndonjë incident ndërsa sapo ka kryer uljen është izoluar nga autoritetet.

Gerald Darmanin, ministër i Brendshëm i Francës, shkroi në Twitter: “Me kërkesë të Kryeministrit, njësia ndër-ministrore e emergjencave, pas një dyshimi për praninë në bord të një pajisje shpërthyese në një fluturim të Air France Ndjamena – Paris, avioni është izoluar”

Air France tha në një deklaratë se pas kërcënimit, Fluturimi Air France AF865 nga N’Djamena në Paris ishte shoqëruar nga një aeroplan luftarak i Forcës Ajrore Franceze dhe kishte zbarkuar në aeroportin Roissy.

Ministri i Brendshëm Gerard Darmanin ka konfirmuar se ka nisur një hetim në lidhje me rastin në fjalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu