Dyshohet se ra me makinë në lumin Seman, rinisin kërkimet për 26 vjeçarin e zhdukur prej ditësh

0

Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit Mateo Lika i cili është raportuar i zhdukur prej disa ditësh pasi dyshohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman. Dyshimet se ai mund të ketë rënë në lumë nisën pas dëmtimit të parmakët të urës së ura e Mbrostarit si dhe targës që u gjet aty pranë.

Ndërkohë, sot forcat e kërkimit do të përdorin mjete si zinxhiri që zhytet në lumë dhe droni për të kontrolluar nga lart. Të dielën, polumbarët e forcave Renea kërkuan në ujërat e lumit por nuk arritën të gjenin automjetin apo shenja të mjaftueshme për të çuar në prova konkrete se makina ka rënë në ujë.

Për të mundësuar kërkime më të plota u kërkua mbyllja e portave të Gramshit, që sjellin edhe uljen e prurjeve në lumin Seman. Makina që kishte marrë me qira nuk ka qenë e pajisur me GPS ndërsa nga kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e tij.

I riu kishte ardhur nga Gjermania për të kaluar pushimet në Fier dhe kishte marrë me qira makinën me të cilën dyshohet se ra nga ura e Mbrostarit në ujërat e lumit Seman. Mateo Lika ka qenë i vetëm në makinë ndërsa familjarët nuk kanë asnjë lajm prej tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu