Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Saimir Tahirit (Arsyeja)

0

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për përfshirje në trafikun e drogës.

Gazetarja e Infoweb Media, Entela Duka, raporton se shkak është bërë fakti që avokati i Tahirit Maksim Haxhiaj ka pasur një seancë gjyqësore paralel në gjykatan e apëlit në Durrës.

Ende nuk dihet se kur do të jetë seanca e radhës ndaj ish zyrtarit të lartë.

Më 4 shkurt të vitit të kaluar, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”./ Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu