E bëjnë me zë të lartë! Ky është shteti ku dy e treta e popullsisë është gjobitur nga fqinjët

0

Sipas një studimi, dy të tretat e britanikëve shqetësohen nga fqinjët e tyre, dhe dëshirojnë që të gjobiten për shkak të marrëdhënieve seksuale me zë të lartë.

Një mijë njerëz u anketuan nga faqja e krahasimit SaveOnEnergy dhe dy e treta e të anketuarve thanë se dëshirojnë që fqinjët e tyre të gjobiten për këtë gjë.

Këtë periudhë të gjithë ne jemi duke kaluar shumë më tepër kohë në shtëpi, kështu që ju mund të prisni që të shqetësoheni nga zhurma e derës tjetër më shpesh.

Por nga ana tjetër, jeta seksuale e shumë njerëzve është rralluar për shkak të masave të bllokimit dhe kjo nuk vlen vetëm për çiftet që jetojnë veçmas.

Kur u vendosën për herë të parë rregullat e karantinës, një nga përfitimet e vetme të mundshme ishte mundësia për një jetë seksuale të përmirësuar për çiftet me marrëdhënie të qëndrueshme.

Por sipas një sondazhi të më shumë se 10,000 njerëzve, 69 % e çifteve kanë më pak aktivitet sekusual se zakonisht.

Burimi:Ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu