E bujshme! Arrestohet në Itali ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, policia i gjen 20 kg kokainë

0

Lajm i bujshëm nga Italia. Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar nga policia italiane.

Bëhet me dije se Agim Kajmaku është arrestuar më 27 maj të 2022 në zonën e San Benedeto del Tronto me 20 kg kokainë.

Ai është prezantuar Policisë Italiane si Agim Kajmaku datëlindja 6 korrik 1971, që është dhe identiteti i ish-kryebashkiakut të Vorës.

Kujtojmë që Kajmaku është në kërkim nga autoritetet shqiptare pasi akuzohet për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, por si duket edhe pse në kërkim Kajmakun kjo nuk e ka ndaluar që të merret me trafikim të lëndëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu