E frikësuar për jetën e saj dhe të vajzës, Kylie Jenner merr urdhër mbrojtjeje

0

Kylie Jenner ka marrë një urdhër mbrojtjeje nga gjykata, pasi një i ri tentoi të hynte në shtëpinë e saj. Mësohet  se gjykata ka urdhëruar 27-vjeçarin, Shaquan King, që të qëndrojë të paktën 100 metra larg Kylie-t për 3 vitet e ardhshme. Urdhri i ndalimit do të mbrojë gjithashtu Kendall dhe Kris Jenner.

Kylie ishte e pranishme në seancën gjyqësore të së premtes, duke i thënë gjyqtarit përmes telefonit se King e bën atë të frikësohet për jetën e saj dhe të vajzës, Stormi. Ekipi ligjor i Kylie-t kërkoi një urdhër ndalimi 5-vjeçar, por gjykatësi më pas vendosi ndalim për vetëm 3 vite.

“TMZ” raporton se 27-vjeçari shkoi drejt e në shtëpinë e Kylie Jenner muajin e shkuar pasi ishte liruar nga burgu. Ai është mbajtur pas grilave për rreth 6 orë, sepse policët e nxorrën atë nga shtëpia e Kendall Jenner, ku ai dyshohet se theu dritaret e saj dhe u zhyt në pishinë. Që nga ai moment, Kendall Jenner rriti në mënyrë drastike sigurinë e saj personale dhe gjitashtu mori urdhërin e saj të ndalimit kundër King.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Kendall Jenner u frikësua nga një 24-vjeçar, i cili e ka kërcënuar për jetën.

Kështu, ajo kërkoi të mbrohet nga profesionistë. Kendall e paraqiti këtë rast në gjykatë, ku kërkoi një urdhër ndalimi për ta mbrojtur atë nga i riu, i njohur me emrin, Malik Boëker.

Bowker po qëndron i mbyllur përkohësisht në një spital psikiatrik, por e kanë paralajmëruar që ai mund të dalë shumë shpejt prej andej. Gjykatësi siguroi një urdhër ndalesë të përkohshme për mbrojtjen e Jenner dhe Bowker është i detyruar ligjërisht të qëndrojë 100 metra larg saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu