E frikshme! Burri tenton ta vari me litar, gruaja 35-vjeçare shpëton për mrekulli

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Rrogozhinë.

Pas një grindje në familje, burri ka tentuar të varë gruan në litar, por bashkëshortja 35-vjeçe ka shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së çiftit në lagjen nr. 2 të qytetit.

“ABC” mëson se 40-vjeçari K. Lika kishte 5 muaj që ishte liruar nga qelia i dënuar për vjedhje.

Në javët e fundit çifti kishte grindje të vazhdueshme që kulmuan ditën e sotme, kur 40-vjeçari pas sherrit tentoi që të varte gruan, G. Lika 35-vjeçe në litar.

Fatmirësisht gruaja ka arritur që të shpëtojë duke u larguar, ndërsa policia po punon për arrestimin e bashkëshortit, që tashmë do të rikthehet sërish në qeli.

Burimi: Abcnews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu