E frikshme! Pema godet çatinë e shtëpisë, foshnja shpëton mrekullisht

0

Pamje të rënda janë ato që vijnë nga një shtëpi në Luizana të SHBA-ve.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet një fëmijë, duke qëndruar i shtrirë në krevatin e tij.

Papritur, një pemë godet çatinë e godinës dhe mbeturina të shumta bien mbi foshnjën. Ai nis të qajë i frikësuar, por fatmirësisht arriti të shpëtojë mrekullisht nga një vdekje e mundshme.

Djali është cilësuar si vetëm 5 muajsh, ndërsa në ndihmë atij i kanë ardhur prindërit, menjëherë pasi dëgjuan zhurmën e fuqishme që u shkaktua nga goditja.

Sipas mediave të huaja, foshnja dhe prindërit, përkohësisht, janë shpërngulur në një tjetër shtëpi, ndërsa kanë kontaktuar kompaninë e sigurimeve për të riparuar dëmin e shkaktuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here