(Video) Pamje të rënda! Shqiptari i dehur përplas motorin me dy adoleshentë

0

Një aksident, me protagonist një shqiptar, është regjistruar mbrëmjen e djeshme në një prej shesheve të kryeqytetit italian, ku po festohej kualifikimi i Italisë për në finalen e EURO 2020.

Sipas mediave italiane, shqiptari, i cili drejtonte një automjet tip ‘Fiat Punto’ ka përplasur një motor me dy pasagjerë dhe e gjithë ngjarja është regjistruar nëpër telefonat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, të cilët siç duken nga pamjet shokohen pas asaj që ndodh.

Përplasja ndodhi teksa shqiptari po kryente disa manovra të rrezikshme në shesh e për pasojë përplaset fuqishëm me motorin ku po udhëtonin një djalë maroken 20 vjeç, së bashku me një adoleshente 14-vjeçare.

E mitura ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe i është thyer nofulla, ndërkohë 20-vjeçari është dërguar në spital vetëm me dëme në fytyrë.

Shoferi i makinës është 25 vjeç. Deri më tani autoritetet nuk e kanë publikuar emrin e shqiptarit, por ajo që dihet me siguri është që në momentin e aksidentit ai ka qenë i dehur.

Makina i është sekuestruar ndërsa ndaj tij rëndon akuza e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe të rrezikshme. Po ashtu ka marrë një gjobë të majme sepse mjeti nuk kishte siguracion dhe certifikatë regjistrimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu