E FRIKSHME/ Tigreshat dalin nga kafazi, vrasin rojen e kopshtit zoologjik

0

Një roje në një kopsht zoologjik në ishullin Borneo është vrarë nga dy tigresha të llojit Sumatran, të cilat u arratisën nga vendi ku mbaheshin të mbyllura.

Tigreshat, të dyja me moshë rreth 18 muaj, i shpëtuan kopshtit zoologjik të Sinka pasi një rrëshqitje e dheut e shkaktuar nga shiu i rrëmbyeshëm dëmtoi rrethimin e kopshtit.

Atraksionet turistike në afërsi u urdhëruan të mbyllen nga policia dhe njerëzve u tha të qëndronin në shtëpi në mënyrë që të mos iu rrezikohej jeta nga egërsirat .

Të shtunën, një nga kafshët u kap pasi u godit me një shigjetë qetësuese. Por tigresha tjetër u qëllua për vdekje pasi u soll në mënyrë agresive dhe përpjekjet për ta qetësuar dështuan.

Kujdestari 47-vjeçar u gjet i vdekur afër vendrrethimit të tigreshave, pas arratisjes së kafshëve të egra të premten vonë. Ai kishte plagë të tilla si kafshime dhe gërvishtje në trup, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Një numër kafshësh të ngordhura, duke përfshirë një struc dhe një majmun, ishin gjetur më herët pranë vendit ku qëndronin tigreshat.

Arratisja shkaktoi një gjueti në shkallë të gjerë në qytetin Singkawang, në Kalimantan Perëndimore në Indonezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu