E FUNDIT/ Panik në Elbasan, gjendet një granatë e pashpërthyer pranë një shkollë 9 vjeçare

0

Elbasan- Një granatë është gjetur ditën e sotme pranë shkollës 9-vjeçare të fshatit Mengël në Labinot Fushë të Elbasanit.

Kjo ngjarje ka vënë në alarm autoritetet.

Zona është rrethuar nga policia ndërsa pritet ndërhyrja e forcave xheniere.

Granata e pashpërthyer është e vitit 1946 siç bëhet me dije nga specialistët dhe është gjetur në një kanal pranë shkollës.

Kërkesa për ndërhyrjen e forcave të specializuara është kërkuar nga sektori i Emergjencave Civile në Elbasan. InfowebTv

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu