E fundit/ Sali Berisha paralajmëron: Do ketë protesta që Shqipëria nuk i ka parë kurrë!

0

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se Shqipëria do të shohë protesta që nuk i ka parë kurrë. Kreu aktual i PD u shpreh mbrëmjen e sotme se kudo që shkon, qytetarët i shprehin urrejtjen ndaj qeverisë.

“Ende nuk është bërë një llogaritje, por pretendojmë të sigurt që të jemi partia kryesore në vend. Në çdo lloj fushe. Unë kudo ku shkoj gjej një urrejtje ndaj kësaj qeverie. Ka ndodhur një pakënaqësi e madhe, edhe gurët po të kishin gojë, do të flisnin kundër kësaj qeveri.

Në Vaun e Dejës më thanë na thuaj që të vijmë me të madh dhe të vogël. Ka një tendencë që të vërshojë e gjithë Shqipëria.

Shqipëria do njohë protesta që si ka njohur kurrë. Protestat kanë filluar. Sindikata e Universiteteve është në një betejë të madhe dhe ka një solidarizim të jashtëzakonshëm të studentëve dhe pedagogëve. Protesta e opozitës do shtrihet nga Tirana në katër anët e vendit”, tha Sali Berisha në Opinion.

Vlen të theksohet se pavarësisht se gjithë vera ka qenë me deklarata të forta dhe paralajmërime për një shtator të fuqishëm protestat, deri tani ka ndodhur vetëm një tubim i thirrur nga Partia e Lirisë në inceneratorin e Tiranës. Ndërkohë, nga ana e PD ka pasur vetëm tubime të befta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu