Në gjyqin e ditës së sotme ndaj Izet Haxhis, do të vendoset nëse do të merret si dëshmitar në gjyq ish-kryeministri Sali Berisha.
Trupa gjykuese e drejtuar nga Lazer Sallaku vendosi që të pranojë kërkesën e prokurorit për marrjen e provave shkresore.
Gjykata ka vendosur që të merren si provë pamjet kur Zenel Nezaj, ish- truproja i Azem Hajdari pyetet në spital nga Berisha si dhe deklaratën e Berishës para ambasadës amerikane.