E godet rrufeja, digjet vila dy katëshe

0

Një vilë dy katëshe është shkrumbuar mëngjesin e sotëm në fshatin Nehor të Finiqit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 06:00, ndërsa shkak është bërë goditja nga rrufeja.

Mësohet se banesa nuk ka qenë e pajisur me rrufepritëse, çfarë ka sjellë më pas edhe djegien totale të saj.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.