E habitshme! Kompania gjigande Marlboro do ndalojë përdorimin e cigareve të saj në këtë vend europian

0

Shefi ekzekutiv i biznesit të cigareve, Philip Morris International, i ka bërë thirrje Britanisë së Madhe të ndalojë përdorimin e Marlboros Brenda një decade, një lëvizje që do të nxirrte nga qarkullimi produktin e vetë kompanisë.

Jacek Olczak tha se kompania ka dëshirë të “shohë një botë pa cigare, dhe kjo sa më shpejt të ndodhë aq më mirë për të gjithë”. Cigaret duhet të trajtohen si karburanti i makinave, shitja e të cilit do të ndalohet duke filluar nga viti 2030.

Vendimi i qeverisë britanike do t’i jepte fund konfuzionit të ndjerë nga duhanpirësit, shumë nga të cilët mendojnë se alternativat janë akoma më të dëmshme se vetë cigarette, thotë Olczak për Sunday Telegraph.

“Duke i dhënë njerëzve alternative më të mira, informacionin dhe këshillat e duhura, do ta shihte këtë problem të zgjidhur brenda 10-vjeçarit,” thotë ai. “Mund të zgjidhet një herë e përgjithmonë”.

Kompania Philip Morris po arrin në këtë vendim në mënyrë që të kthehet në një subjekt shitjesh të produkteve që kujdesen për shëndetin e njeriut.

“Një botë pa duhan” është moto e tyre, dhe se hapi i parë do hidhet në Britani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu