E pabesueshme! Me një lëvizje të dorës, Ronaldo i shkakton humbje miliarda dollarë kompanisë

0

Mbrëmjen e kaluar gjesti i Cristiano Ronaldos për të hequr shishet me Coca Cola nga tavolina ku do të mbante një konferencë për mediat, i ka kushtuar milionat kompanisë amerikane. “Marca” ka mësuar se vlera e Coca Cola ra rreth katër miliardë dollarëve menjëherë pas gjestit të Ronaldos. Ylli i Portugalisë dihet që është një mbështetës i madh i jetës së shëndetshme dhe nuk është adhurues i pijeve me gaz siç është Coca Cola.

Aksionet e Coca Cola ranë nga 56.10 dollarë në 55.22 dollarë pothuajse menjëherë pas gjestit të Ronaldos, që do të thotë se vlera e kompanisë ra nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë. Por kjo nuk është hera e parë që Ronaldo flet kundër pijeve të gazuara, pasi ai ka treguar edhe më parë se si ai përpiqet të shmangë konsumimin e tyre nga djali i tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu