Copëtoi trupin e nënës së tij dhe e hëngri bashkë me qenin, jepet dënimi për 28-vjeçarin

0

Një kamarier spanjoll është burgosur për më shumë se 15 vjet pasi vrau nënën e tij dhe trupin e saj e hëngri copa-copa bashkë me qenin e tij.

Alberto Sanchez Gomez, 28 vjeç, u quajt vrasësi kanibal i Ventas, zonë e Madridit ku ai jetonte së bashku me nënën e tij Maria Soledad Gomez.

Ai u shpall fajtor pasi mbyti nënën e tij 68-vjeçe dhe më pas e preu copa-copa trupin e saj dhe e hëngri atë.

Juristët e hodhën poshtë pretendimin e Sanchez Gomez se ai nuk ishte mirë psikologjikisht kur vrau nënën e tij.

Gjatë arrestimit të tij më 21 shkurt 2019, ai i kishte thënë policisë që e kishte ngrënë nënën e tij pjesë pjesë së bashku me qenin e tij.

Detektivët më pas gjetën pjesë të eshtrave të Soledad Gomez të ruajtura në enë plastike brenda frigoriferit të tij dhe në sirtarët përreth shtëpisë.

Koka, duart dhe zemra e saj dyshohet se u gjetën në shtratin e saj. Raportet lokale në atë kohë thanë se trupi i saj ishte prerë në më shumë se 1.000 copa të vogla.

Sanchez Gomez u dënua me 15 vite dhe pesë muaj burg pasi u dënua për vrasje dhe përdhosjen e një kufome njerëzore.

Dënimi u dha në një vendim me shkrim të bërë publik sot.

Një aktakuzë e prokurorisë e paraqitur në gjykatë përpara gjyqit tha se vrasësi kanibal përdori sharrën e një marangozi dhe dy thika kuzhine për të prerë trupin e nënës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu