Kryeministri kanadez Justin Trudeau, si 312 kanadezë të tjerë, nuk lejohet më të udhëtojë në Rusi pasi janë shpallur persona non grata, raporton noa.al.
Ministria e Punëve të Jashtme ruse ka njoftuar se përfaqësuesit dhe zyrtarët e qeverisë tani janë në “listën e zezë”.
Vendimi është përgjigjja ruse ndaj një ndalimi kanadez të udhëtimit për politikanët kryesorë rusë, shpjegon ministria ruse.
Në deklaratën për shtyp, ministria flet për një “armiqësi të padëgjuar që po ndodh nga regjimi aktual kanadez”.
Sipas ministrisë, Kanadaja kishte vendosur “me nxitim” sanksione të reja dhe Ottowa duket se është përfshirë në një garë me Uashingtonin në “tërbimin rusofobik”.