Kryeministri Rama publikon faturën e energjisë 625 euro të emigrantit: Po na ikën truri!

0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një mesazh nga një emigrant në Itali, i cili ka dërguar faturën e tij të energjisë elektrike që ka vlerën mbi 600 euro.

Për këtë, Rama do të tregojë se Europa është në krizë energjetike dhe në Shqipëri, qeveria ende nuk ka rritur çmimin.

Në mesazhin drejtuar Ramës, emigranti thotë se në Itali çmimi i energjisë është rritur dhe për këtë arsye fatura e tij është mbi 600 euro. Ndër të tjera ai thotë se është pa fjalë që qeveria shqiptare nuk e ka rritur faturën e elektricitetit.

Postimi i Edi Ramës:

Ma çon një shqiptar nga Firenze (emrin e të cilit e fshiva edhe pse nuk ma kërkon), me këtë tekst:

“Zoti Kryeministër!

E kotë të luftosh në fejsbuk me ata që një e dy përmendin rrogat tona këtej. Nuk e besova kur ju dëgjova që në Shqipëri nuk e keni rritur faturën e elektricitetit. Po e verifikova dhe ju them që jam pa fjalë! Mos u mërzisni me ata që bëjnë llogaritë e rrogave tona jashtë. Ca nuk kanë, ca nuk dinë, ca janë të futur, ruani qetësinë me ta kush nuk e kupton sot do e kuptojë nesër. Ne këtej po na ikën truri me faturat e energjisë. Italianëve edhe më keq se neve që jemi stërvitur ca andej para se të vinim.

Po ju nis faturën e familjes time mund ta tregoni publikisht. Jetojmë në një apartament aspak luksoz me qira këtu me një nga ato rrogat 1500 euro që i shkruajnë komentet sikur janë 15 mijë euro! Kemi tre goca në shkollë. Nuk po i bie gjatë. S’dimë sa do arrimë ta kapim fundin e muajve që vijnë po vazhdoi kjo furtunë çmimesh.. Zoti ju dhëntë durim dhe forcë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu