E rëndë/ 31-vjeçari plagos me thikë ish-bashkëshorten, i merr para dhe celularin

0

Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim në Vlorë, pasi ka goditur me thikë ish-bashkëshorten.

Mësohet se shtetasi me iniciale Xh. K., pas plagosjes i ka vjedhur një shumë parash dhe celularin.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë, ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj një aparat celular dhe një shumë parash. Punohet për kapjen e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu