E rëndë! 36-vjeçari në Librazhd sulmon me thikë dy persona

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Librazhdit. Një 36-vjeçar ka sulmuar me thikë dy persona të tjerë duke iu shkaktuar plagë. Policia mëson se autori me inicialet N.S është vënë në pranga ndërsa dy personat e tjerë u dërguan në spital.

Të lënduar mbetën personat me inicialet M.P, 30-vjeç dhe R.B, 32-vjeç, të dy banues në Librazhd. Pasi morën mjekimin në spital, dy të rinjtë u dërguan në banesat e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit M. P., 30 vjeç dhe R. B., 32 vjeç, banues në Librazhd, të cilët pas mjekimit në spitalin e Librazhdit, janë larguar për në banesë. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu