E rëndë/ 52-vjeçari me COVID-19 hidhet nga dritarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se një pacient i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e katit të katërt të spitalit.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:10. Bëhet me dije se pacienti që i ka dhënë fund jetën është Preng Gjonaj 52-vjeç, me origjinë nga Tropoja, ndërsa prej 1 jave po trajtohej në spital pasi ishte i infektuar me COVID-19.

Ky është rasti i tretë që një pacient i prekur me koronavirus është vetëvrarë duke u hedhur nga spitali. Në datën 2 shtator, Hasan Mira, 65 vjeç në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës në të njëjtën mënyrë, ndërsa më datën 13 gusht, u hodh nga lartësia e spitalit 29-vjeçari Xhino Koça

Njoftimi i policisë

Më datë 01.11.2020, rreth orës 03 :10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu