Hidhet nga dritarja spitalit pacienti me covid-19

0

Përsëritet historia në spitalin “Covid-2”. Një tjetër pacient me koronavirus është hedhur nga ambientet e këtij spitali.Mësohet se 52-vjeçari Preng Gjonaj, me origjinë nga Tropoja, ndodhej i shtruar tek “Shefqet Ndroqi” prej gjashtë ditësh.

Mësohet po ashtu se 52-vjeçari ndodhej në katin e katërt të spitalit, në gjendje të rënduar dhe është hedhur nga dritarja e dhomës së tij.

Ditëve të fundit, Gjonaj ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa mësohet se nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor.