E rëndë, gjendet i pajetë punëtori në Portin e Durrësit, ja çfarë dyshohet

0

Punëtori i pastrim dhe gjelbërimit është gjetur i pajetë në Portin e Durrësit. Sic njofton policia, në trupin e 55-vjeçarit nuk ka pasur shenja dhune.

Paraprakisht, dyshohet se 55-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrore, po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:15, në terminalin e pasagjerëve, në portin e Durrësit, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi A. A., 55 vjeç (punëtor për pastrim dhe gjelbërim).

Paraprakisht, dyshohet se 55-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrore, po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu