Nga Ersid Karaj: “Historia e veçantë që lidh dy fshtrat me emrin Balldren në Lezhë dhe Elbasan”

0

Nga Ersid Karaj

Historia e veçantë që lidh dy fshtrat me emrin Balldren në Lezhë dhe Elbasan

Shpesh na ka rastisur që të lexojmë në media apo rrjetet sociale, emrin e fshatit Balldren. Por përse është quajtur kështu ky fshat dhe cili është emërtuar më parë me këtë emër, fshati Balldren i Lezhës apo i Elbasanit?

Sipas një gojëdhëne, emri i fshatit Balldren është emërtuar i tillë shekuj më parë, dhe fillimisht me këtë emër është cilësuar një fshat në Lezhë, i cili ka një gojëdhënë shumë interesante:

“Shumë kohë më parë, në pyllin e një fshati, kishte shumë drerë dhe burrat e asaj krahine dilnin për t’i gjuajtur dhe për t’i vrarë ato kafshë aq të bukura dhe u konsumonin mishin.

Një ditë, në një familje, martohej një djalë i ri dhe për këtë arsye të këtij gëzimi familjar, duhej shtruar sipas traditës me mish dreri.
Atë ditë, burrat e asaj zone, dalin për të gjuajtur dhe vrasin aq shumë sa s’kishin vrarë ndonjëherë. Më pas, ata kthehen në shtëpi të lumtur dhe të gëzuar se do të kishin mish me bollëk atë natë dhe se dasma do të shkonte për mrekulli. Kafshët që kishin vrarë i dërguan në një dhomë të përshtatshme, ku ripeshin dhe ndaheshin në thela. Kaluan orët dhe momenti i dasmës po vinte dhe mishi akoma po zihej në tigan.
Mirëpo, vajza e re e asaj familje, hyn në kuzhinën e gatimit, ku po zihej mishi dhe shkon ta shikojë. I afrohet afër tiganit dhe në atë moment brenda tiganit i shfaqet fytyra e një gruaje me një shami të zezë në kokë dhe i thotë vajzës: “Mishin mos e ha, ball me drere!” Vajza fërkon sytë dhe shikon dhe një herë e mirë në tigan, por prapë zëri asaj gruaje dilte dhe i thoshte prapë: “Mishin mos e ha, ball me drere!” Kur vjen momenti të shërbehet mishi dhe siç ndodhte në atë kohë që burrat ishin të parët që u shërbehej të hanin. Në atë moment, vajza s’u kish thënë gjë askujt nga ajo çfarë i kishte ndodhur pak më parë në tigan, sepse ishte turp të flisnin femrat në sy të burrave. Më pas, burrat hanë dhe s’i gjen gjë, po ashtu edhe gratë fillojnë të hanë, mirëpo, vetëm vajza e re nuk hante. Ajo rrinte e menduar, por prapë nuk thoshte gjë.

Pas pak kohësh, burrat dhe gratë e asaj shtëpie ndërruan jetë dhe vajza e re shpëtoi, por gruaja që i kish dalë në tigan, i doli prapë dhe i tha: “Meqenëse mishin tim ti nuk e hëngre, unë ty po të fal jetën, por do jetosh ashtu siç kam jetuar unë”, – dhe e ktheu në një drenushë dhe që atëherë është quajtur kështu emri i fshatit Balldren.

Por çfarë e lidh Elbasanin me këtë legjendë dhe përse ka të njëjtin emër?

Sipas gojëdhënave në rrethin e Elbasanit, kjo histori perceptohet si ngjarje pak më e vërtetë:
Sepse kjo vajza e cila mbijetojë atë natën në gëzimin e asaj familje u martua në Elbasan, në fshatin ku sot quhet Balldren, dhe thuhet që këtë emër e mori edhe ky fshat i Elbasanit prej kësaj historie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu