Shqipëria në zi kombëtare, në nder të viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

0

Dita e sotme, është shpallur nga qeveria shqiptare, ditë zie kombëtare në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian.

Shqipëria i është bashkuar që në orët e para dhimbjes që ka shkaktuar tërmeti shkatërrimtar në Turqi, ndërsa ka dërguar edhe një numër të konsiderueshëm forcash të kërkim-shpëtimit në zonat e goditura nga tërmeti.

Edhe Bashkia Elbasan, ka ulur flamurin në gjysmë shtize, në shenjë zie për humbjen e jetëve të mijërave njerëzve në shtetin turk.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu