E rëndë/ Kunati vret me armën e shërbimit 42-vjeçaren , çfarë deklaroi në Polici

0

Një roje sigurie 62-vjeçar shtiu dy herë me armë duke vrarë kunatën e tij 42-vjeçare.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në orën 6.30 në një shtëpi në ‘Prenestina Antica’ në Gallicano del Lazio (Romë). Autori pretendon se ngjarja ishte aksidentale.

Ai u tha karabinierëve të Palestrina-s dhe atyre të njësisë hetimore të Frascati se kishte pritur në një vizitë kunatën që jeton në San Cesareo, ndërsa po merrej me pistoletën e shërbimit. Të dy të shtënat, argumentoi ai, kanë ndodhur në mënyrë aksidentale.

Gruaja vdiq brenda disa minutash. Një version mbi të cilin policia po heton për të përcaktuar shkaqet reale të kësaj ngjarjeje janë edhe marrëdhëniet midis viktimës dhe rojës së sigurimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu