E rëndë në Savër të Lushnjës/ Digjet stalla me viça, lopë e dele. Pronari në gjendje të rëndë shëndetësore

0

 

Digjet stalla me viça, lopë e dele në Savër të Lushnjës.

Një zjarr i papritur ka shpërthyer sot në mesditë në këtë fshat duke shkaktuar tragjedi të vërtetë.

Kater zjarrfikese ne vendngjarje kane arritur te vene flaket nen kontroll vetem pas tre oresh.

Puna per fikjen e zjarrit u veshtiresua nga dengjet e barit te thate. Ishin 1000 dengje te ndezura ne flake, te cilat rrezikuan te digjnin edhe shkollen 9 vjecare aty prane si edhe disa banesa private.

Ne pune per fikjen e zjarrit jane futur edhe banoret e lagjes, duke perdorur edhe mjete private , ekskavatore.

Si rezultat i flakeve, jane djegur te gjalla te gjithe bagetite ne stalle, lopet, delet e vicat. Pronari i saj Dalip Gjyshja nga tronditja eshte renduar nga gjendja shendetsore.

Shkak i renies se zjarrit dyshohet nje mase ne rrjetin elektrik qe perdorej per ndricimin e stalles.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu