E rëndë! Shqiptari sulmon me çekiç të dashurën shtatzënë

0

Policia italiane ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar pasi sulmoi me një çekiç të dashurën e saj në një rrugë në Pozzuolo Martesana.

Mediat italiane kanë shkruar se vajza shtatzënë u sulmua nga i dashuri i saj në provincën e Milanos. Burri dyshohet se është përpjekur ta godasë atë me një çekiç gjatë një grindjeje.

Gruaja arriti të thërriste për ndihmë policinë e cila ndërhyri menjëherë. Vajza nuk u plagos rëndë, por përsëri u dërgua në spital ndërsa partneri i saj u vendos në arrest shtëpiak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu