E tmerrshme! Policia gjen të vdekur në banesë çiftin e bashkëshortëve, dyshohet se janë shqiptarë

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Kalithea të Greqisë, ku banorët e zonës ‘Agioi Panton’ telefonuan policinë, pasi aty ku ato banonin po ndihej një aromë e keqe, si diçka e ngordhur.

Kur autoritetet shkuan në banesë, konstatuan një çift bashkëshortësh të pajetë. Burri ishte rreth 70 vjeç ndërsa gruaja rreth 60, por trupat e tyre ishin në dekompozim e sipër, pasi kishin pak kohë që kishin humbur jetën.

Sipas mediave greke, policia nuk ka gjetur shenja të dhunës në banesë, por një ekzaminim mjeko-ligjor dhe nga hetuesia pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen. Oficerët e policisë nga Departamenti i Krimeve kundër Jetës janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime.

Çifti i bashkëshortëve, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, dyshohet se janë me origjinë nga Shqipëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu