E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare aktori i njohur

0

Aktori i njohur, Chick Vennera i cili ka luajtur në filmat “The Golden Girls” dhe në komedinë e vitit 1978 “Thank God It’s Friday”, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Burbank të Kalifornisë.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur një përfaqësues i aktorit, duke njoftuar se Vennera ka vdekur në moshën 74-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Pasi kishte shërbyer në ushtri, Vennera kishte jetuar në Los Anxhelos ku edhe kishte performuar nëpër klube të natës. Ai ka luajtur në disa role filmike, duke përfshirë “Yanks” ku shfaqet krahë Richard Gere.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu