“Ec aty”, shqiptarët dhe grekët festojnë Krishtlindjet me valle popullore në burgun Kordhalo

0

Të dënuarit kanë festuar Krishtlindjet në burgun e famshëm Kordhalo të Greqisë. Një video e publikuar në Tik Tok ka marrë vëmendje në mediat greke.

Video duket se është regjistruar nga një shqiptar, i cili dëgjohet teksa flet shqip. Një prej të burgosurve shfaqet duke kërcyer nën ritmin e një kënge greke, ndërsa personi që filmon dëgjohet të thotë: “Ec aty, ec babuç”.

Në video duket po ashtu që të dënuarit kanë shtruar një tryezë të madhe të Krishtlindjeve. Ndërkohë, mediat greke ngrenë shqetësimin se të burgosurit janë grumbulluar duke thyer protokollet e sigurisë së pandemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu