“Edhe ata që e kanë kaluar Covid do të vaksinohen”/ Ministrja e Shëndetësisë jep detajet

0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një konference për media, sqaroi si do të kryhet vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve. Sipas Manastirliut mjekët dhe infermierët e spitaleve Covid janë ata të cilët do të vaksinohen të parët, duke filluar fillimisht me dy spitalet e para e duke vazhduar më tej të tjerët. Vaksinimi do të kryhet sipas ministres edhe për ata mjekë që e kanë kaluar Covidin.

“Vaksinimi do të fillojë me mjekët dhe infermierët e spitaleve Covid1, Covid2, Covid3 dhe Covid4. Do fillojmë me mjekët dhe me infermierët e dy spitaleve të para. Po bëhet një analizë për të gjithë ata të cilët e kanë kaluar këtë virus, por rekomandodhet që dhe ata të cilët e kanë kaluar këtë virus të vaksinohen”, tha Manastirliu.

Kujtojmë se kryeministri Rama theksoi se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme për askënd duke përfshirë dhe mjekët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu