Edhe bulmeti tashmë “luks” për qytetarët elbasanas

0

Çmimet e produkteve të qumështit janë rritur dukshëm.Qumështi, kosi, djathi dhe gjiza po rriten pothuajse çdo ditë.Qytetarët ankohen dhe thonë se po bëhet e padurueshme ndaj kërkojnë ndërhyrjen e organizmave shtetërore. Sipas tyre këtë periudhë kanë reduktuar në maksimum konsumin e tyre por gjykojnë se kjo nuk është zgjidhje.

Përtej pretendimeve se janë tregtarët ata që po abuzojnë fermerët gjykojnë se faktor kyc është tkurrja që po përjeton blektoria. Kjo nënë e moshuar thotë se dikur kishte 6 lopë, ndërsa sot nuk ka asnjë. Si shumë të tjerë edhe ajo e blen bulmetin me cmim të kripur.

 

Në vështirësi janë vënë kryesisht baxhot, të cilat thonë se rënia e prodhimit të qumështit në ferma ka krijuar krizë për djathë. Fabrikat të gjithë sasinë qumështit e kanë shitur si qumësht të përpunuar dhe kos dhe nuk kanë mundur të rezervojë sasitë e nevojshme për të bërë djathë. Që nga koha e prodhimit djathi kërkon se paku 6 muaj stazhonim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu