Tetori rozë, mesazhe sensibilizuese dhe rrëfimi nga gra që e kanë mposhtur sëmundjen

0

Tetori rozë, në të gjithë botën është cilësuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Kanceri i gjirit është lloji më i zakonshëm tek gratë ndaj dhe vëmendja në një muaj si tetori është te kjo kategori. Pikërisht në kuadër të këtij muaji Drejtoria e Spitalit “Xhaferr Kongoli” në Elbasan në bashkëpunim me rektoratin e Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe me Urdhërin e Infermierit të Shqipërisë organizuan një aktivitet për luftën ndaj kancerit të gjirit ku asistuan mjek dhe specialistë të fushës. Sipas mjekës onkologe Luljeta Vathi numri i grave të prekura cdo vit në mbarë botën me kancer gjiri është rritur përfshirë edhe qytetin e Elbasanit.

Mjeku Artan çomo evidenton disa nga faktorët që mund të cojë në krijimin e kancerit të gjirit.Como bën thirrje se në momentin e shqetësimeve të para gruaja duhet të drejtohet për të kryer mamografinë.

Vec sensibilizimit dhe aparaturat e cilësisë së fundit në mjekësi ndikojnë pozitivisht në diagnostikimin në kohë të sëmundjes dhe shërimin e popullatës. Për këtë asrye spitali i elbasanit do pajiset me një mamografi e konfirmuar nga nëndrejtori teknik i spitalit Luan Rrapo.

Sakaq , e pranishme në këtë aktivitet ishte dhe nje ish paciente e diganostifikuar me kancer gjiri dhe e sheruar nga semundja qe prej 10 vitesh. E mbijetuara e sëmundjes së rëndë tregon dramën e saj si dhe bën apel për të gjitha gratë dhe vajzat për kontrrolle periodike.

Kanceri i gjirit llogaritet i treti si sëmundje për numrin e marrjes së jetës. Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se, zbulimi i hershëm i sëmundjes mund ta mposhtë atë,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu