Edi Rama: Elez Biberaj nuk po përfaqëson zërin e të vërtetës, kam patur respekt për të

0

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e drejtorit për Euroazinë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj, i cili deklaroi se Shqipëria një nga vendet më të korruptuara, ka bërë rrëshqitje prapa në rrugën e demokracisë dhe ka autoritarizëm në rritje.

Sipas Ramës, Biberaj është bërë palë dhe tendecioz kohët e fundit, ndërsa shtoi se ka patur respekt për të, por ai nuk po përfaqëson zërin e së vërtetës.

“Nuk është imazhi i Shqipërisë ky, ky është opinion i Elez Biberajt. Për Elez Biberajn kam pasur shumë respekt, por dyshoj shumë se prej disa kohësh Elez Biberaj është bërë palë dhe tendencioz. Është në të drejtën e tij kjo nuk diskutohet. Edhe të jesh palë edhe të jesh tendencioz nuk është mëkat por nuk përfaqëson në këtë rast zërin e të vërtetës përfaqëson vetëm zërin e tij, të vërtetën e tij. Më vjen keq që është e vërteta e Elez Biberajt sepse për mua Elez Biberaj është një hero i fjalës së lirë dhe dua ta kujtoj si të tillë, nuk dua ta ngatërroj Elez Biberajn që unë kam në mëndje me Elez Biberajn që sot unë fatkeqësisht dëgjoj”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu