Edi Rama mesazh i fitores: Të mblidhemi në orën 18.00 në sheshin “Skënderbej”

0

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithëve, që të marrin pjesë në mitingun e fitores në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se e gjithë skuadra të bashkohet në përqafimin e fitores.

“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”,- shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu