Edi Rama pritet në Gjirokastër me këngën e Enver Hoxhës (Video)

0

Kryeministri Edi Rama është pritur me një këngë të ngjashme me ato që i këndoheshin diktatorit Enver Hoxha, ditën e sotme në Gjirokastër.

Teksa ecte në rrugën e Gjirokastrës, anëtarë të grupit polifonik i kënduan “Mirësevjen Edi Rama burri që bën historinë”, ndërsa ky i fundit ia ktheu me modesti “Jo, m jo, faleminderit!”

Rama nuk qëndroi gjatë për të dëgjuar këngën e plotë, por ka zgjedhur të largohet pasi i ka përshëndetur artistët.

43 vite pas vizitës së diktatorit Enver Hoxha në vendlindjen e tij, në qytetin e Gjirokastrës, kënga origjinale e kënduar nga Grupi i të rinjve është ripërpunuar kësaj here për kryeministrin Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu