Edith Harxhi tregon raportin me Berishën: Basha do përballet me surprizën e madhe…

0

 

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike Edith Harxhi ka folur në lidhje me raportin me ish-kryeministrin Sali Berisha duke preferuar të mos rikthehet qëndrimit të saj për shpalljen e tij non grata nga SHBA.

Ajo deklaroi se ka bindjen që demokratët do i besojnë votën për drejtimin e PD-së, duke theksuar me datën 14 qershor, Lulzim Basha do të përballet me një suprizë të madhe.

“Unë e kam shprehur qëndrimin tim dhe nuk dua ta përsëris. Kur kandidati bëhet kryetar qëndrimi i tij është i partisë. Marrëdhënia ime personale me zotin Berisha mbetet ajo që ka qenë gjithmonë. Unë nuk u marr votën demokratëve por demokratët më japin votën mua sepse besojnë te unë. Brenda dy tre ditësh do nxjerr programin e plotë.

Jam e sigurt që demokratët do të ma besojnë votën. Fatkeqësia është që ky fund vjen pas katër humbjeve nga një lider që pretendonte se ishte perëndimor. Çfarëdo që të ndodhë ky grup do të vazhdojë të kërkojë reformën e PD. Më datë 14 qershor do vijë përballë një surprize të madhe”, deklaroi Harxhi.

Ajo përgëzoi Shehaj për kandidaturën por shtoi se garën e ka vetëm me Lulzim Bashën duke e ftuar atë të zgjedhë arenën e debatit për shpalljen e programit.

“Prisja më shumë kandidatë. E përgëzoj Shehajn për guximin. Unë garën time e kam me Bashën dhe me asnjë kandidat tjetër. Unë debate publike bëj përditë me këdo. Nuk ka problem të debatoj edhe me dy kandidatët e tjerë.

Unë me kandidatët e tjerë i rrah mendimet shpesh herë. I bëj thirrje ta gjejë ai arenën se ku do ta bëjë debat publik. Para disa ditësh ai ka folur para këshillit për hapjen e përballjeve që do të thotë transparencë para publikut për programin më të mirë. Demokratët më kanë dërguar mesazhe mbështetëse për garën”, u shpreh ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu