Efektivi i policisë parandalon krimin, plas sherri në mes të rrugës në Tiranë

0

Një efektiv policie ka arritur të parandalojë një ngjarje kriminale që mund të kishet ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Dy persona janë përleshur fillimisht me grushta në mes të rrugës, ndërsa më pas njëri prej tyre ka marrë makinën dhe ka përplasur automjetin e tjetrit. Fatmirësisht në vendngjarje është ndodhur edhe një agjent policie, i cili ka bërë të mundur që situata të mos agravonte.

Efektivi ka nxjerrë armën dhe i ka kërkuar personit me bluze të kuqe që të dalë nga makina, ndërsa siç shihet edhe në videon e Ora News, pas tij kanë mbërritur edhe disa policë të tjerë që kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Personi me bluzë të kuqe ende i paidentifikuar për momentin, sipas njërës nga vajzave që ndodhej në këtë konflikt, sapo kishte dalë nga burgu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu