Sërish ambasadorët do të vizitojnë qytetin e Elbasanit

0

Në prag të zgjedhjeve shumë ambasadorë të huaj kanë zgjedhur të bëjnë takime me drejtuesit e listave të kandidatëve në qytetet ku pritet që fushata të jetë më e egër dhe të ketë prani të incidenteve.

Situata në prag te zgjedhjeve dhe roli i shoqërisë civile do të jenë tema e këtyre takimeve.

Në vazhdën e takimeve pritet që ambasadori i BE-së Luigi Soreca, së bashku me ambasadoren franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadorin gjerman Peter Zingraf të nisin këto takime në qytetin e Elbasanit.

Ambasadorët do të kenë takime me z. Taulant Balla të Partisë Socialiste, z. Gazment Bardhi të Partisë Demokratike dhe znj. Rudina Hajdari nga Nisma “Thurje”.