Sportisti i Shtërmenit Samul Rrasa u shpall sportisti më i mirë në eventin “Kupa e Republikës U15-U17” që u mbajt në Tiranë.Ndërkohë tjetër sukses i kësaj gare ishte edhe shpallja kampion e ekipit të Shtërmenit.Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetin e tij social kryebashkiaku i Cërrikut Andis Salla.
Postimi
Ekipi i çunave kampion🏆 të peshëngritjes 🏋️♂️së Shtërmenit, nuk di të ndalet edhe në këto temperatura të larta.
Në Tiranë aty ku u zhvillua edhe gara “Kupa e Republikës U15-U17”, sportisti i Shtërmenit Samul Rrasa arriti të rrëmbej kupen🏆 si sportisti më i mirë i këtij kampionati. Tjetër sukses i kësaj gare ishte edhe shpallja kampion e ekipit të Shtërmenit. Bravo e madhe si gjithmonë profesor Leonard Toskës që falë përkushtimit të tij ndaj këtij sporti çunat dhe ekipi kanë këto super rezultate dhe arritje.