Dalin pozitiv me COVID-19 dy gjeneralë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Ministrisë së Mbrojtjes. Ata janë N.C. dhe B.M.
Dy gjeneralët janë vetëkarantinuar. Ndërkohë kontrollit dhe karantinës i është nënshtruar Shtabi i Përgjithshëm i FA deri në daljen e përgjigjigjeve të testeve.
Burime bëjnë me dije se dy gjeneralët gëzojnë shëndet të mirë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.