Ekskluzive/ Fitova! Pas dënimit të Shqipërisë me 110 milionë euro në favor të tij,  BECHETTI mbush rrugët e Romës me billborde

0

Sipërmarrësi italian Francesco Becchetti ka mbushur rrugët e Romës me billborde të cilat mbajnë mbishkrimin ‘Fitova’!  Ky veprim vjen menjëherë pasi Becchetti  fitoi arbitrazhin me Shqipërinë duke inkasuar, jo pak, por 110 milionë euro në favor të tij.

Në këto foto ekskluzive të siguruara nga Infowebtv shihen qartë se si në rrugët e kryeqytetit italian billbordet mbajnë sllognin ‘Unë kam luftuar kundër persekutimit politik të të paktën të një qeverie. Fitova’!

 

Por çfarë ndodhi?

 

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve rrëzoi ankimin e qeverisë shqiptare duke dënuar vendin tonë me 110 milionë euro. Kjo shumë do ti jepet biznesmenit italiane, Francesco Becchetti, si dëmshpërblim për mbylljen e padrejtë të televizionit në pronësi të tij në vitin 2015.  Autoriteti në të cilin u paraqit ankimi i qeverisë shqiptare e ka vlerësuar të padrejtë pretendimin për të rrëzuar vendimin e gjykatës së Strasburgut duke e lënë atë përfundimisht në fuqi.

Përpjekja e qeverisë shqiptare për të anuluar dënimin me 110 milionë euro gjobë në procesin e hapur nga biznesmeni italian, Francesco Becchetti, ka dështuar.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”.

Ky dënim përfaqëson vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.

Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anulimin e vendimit të marrë, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama, shpjegoi se Shqipëria nuk ishte dënuar dhe se vendimi nuk ishte përfundimtar.

Në gusht të vitit 2019 Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj.

Ky apelim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një proces.

Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te pretendimi per shkelje të procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad-Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh.

Për t’u përfaqësuar në procesin e ankimimit, Avokatura e Shtetit shqiptar kishte përzgjedhur studion amerikane, Foley Hoag, me një eksperiencë në trajtimin e rasteve të ngjashme.

Ndërsa në anën tjetër sipërmarrësi italian Becchetti, përfaqësohej nga dy studio të mëdha ligjore, Debevoise & Plimpton, me seli në Neë York, dhe Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan, me seli në Paris dhe New York.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu