Kuvendi i PD-së, fotot që dëshmojnë nëse ka krisje mes Bashës dhe Berishës pas shpalljes së ish liderit ”non grata”-s nga SHBA

0

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha dhe kreu aktual i PD-së Lulzim Basha kanë pasur një takim miqësor në nisje të punimeve të Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike që po mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, Berisha dhe Basha i kanë rezervuar një takim të përzemërt njëri tjetrit, e duket se mes tyre nuk ka përçarje, pavarësisht momentit të vështirë që kaloi ish-kryeministri pasi u shpall i padëshirueshëm nga SHBA-të.

Berisha iu drejtua sallës së Pallatit të Kongreseve i shoqëruar nga deputetët e zgjedhur Tritan Shehu dhe Edi Paloka, ndërkohë që u prit me ovacione nga të pranishmit.

Basha nga ana e tij mbajti një fjalë të gjatë përpara demokratëve, që sipas tij dolën më të fortë dhe më të bashkuar nga zgjedhjet e 25 Prillit, të cilat vazhdoi ti quante një masakër zgjedhore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu