Ekskluzive/ Përleshje me thika në Elbasan, plagoset 21-vjeçari, kapet autori

0

Një përleshje me thika ka ndodhur në Elbasan pasditen e sotme.

Ngjarja ndodhi në afërsi të kryqëzimit të ‘1 Majit’.

Si pasojë e konfliktit, një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur në pjesën e fytit.

Ai është dërguar menjëherë në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

‘Shqiponjat’ arrijnë të kapin autorin disa minuta më vonë.

Nuk dihen shkaqet e sherrit.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu