Ekskluzive/ Prej disa ditësh i mbyllur brenda, gjendjet i pajetë i moshuari në banesën e tij

0

Një i moshuar eshtë gjetur i pa jetë në banesën e tij në Kavajë.

Sipas burimeve për Infoweb/Media, ky person është Skënder Nelka rreth 70-vjeç, i cili prej disa ditësh nuk ishte parë nga fqinjët e tij dhe është gjetur nga policia.

I moshuari banonte në lagjen nr. 3 ose siç njihet ndryshe si “Pallati i Burgut në Kavajë.”

Mësohet gjithashtu se zjarrfikësja ka ndërhyrë për të hapur derën e shtëpisë së 70-vjeçarit.

Ai jetonte i vetëm ndërsa ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndërruar jetë i moshuari.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Infoweb/Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu