ELBASAN – Një zjarri ka shkrumbuar një banesë në lagjen “Vullnetari” në katin e parë të një pallati në Elbasan.
Gazetari i Infoweb/Media, Arben Boriçi bën me dije se një shkëndi elektrike ka bërë të mundur që banesa të përfshihet nga flakët, duke rrezikuar pjestarët e familjes.
Mësohet se janë lajmëruar zjarrëfikëset të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë fikur flakët e zjarrit dhe mos lejimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Nga përfshirja e zjarrit nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale./ Infoweb/Media