GRAMSH – Është nxjerë nga kanionet e Holtës 43-vjeçari i cili mbeti i bllokuar mbrëmjën e djeshme dhe qëndroi aty gjatë gjatë gjithë mbrëmjes.
Forcat RENEA kanë bërë të mundur nxjerjen e qytetarit Andrea Dervishi, i cili tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Operacioni u ndërpre mbrëmë për shkak të errësirës, teksa 43-vjeçari Andrea Dervishi i cili kishte mbetur i bllokuar në zonën e thepisur u zbrit në një vend më të sigurt për të kaluar natën, por nuk mundi të nxirrej. Ditën e sotme ka vijuar operacioni për nxjerrjen e tij me pjesëmarrjen dhe të forcave RENEA e cila ka përfunduar me sukses.