Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në muajin shtator në Shqipëri.
Lajmi konfirmohet ekskluzivisht nga burime diplomatike për INFOWEBTV.
Sipas informacionit, bëhet e ditur se Presidenti i Italisë Mattarella, do të vizitoje fillimisht Shqipërinë e më pas Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Mattarella është duke ushtruar mandatin e dytë si President i Italisë.
Vizita e kreut të lartë të shtetit italian është vizita e parë e një Presidentit italian në vendin tonë pas kaq shume vitesh.
Gjithashtu, kjo do të jetë edhe vizita e parë që do të mirëpresë Presidenti i ri i Shqipërisë Bajram Begaj.
Gjithashtu vizita korrespondon edhe me një moment delikat, rënien e qeverisë italiane të Mario Draghi-t i cili dha dorëheqjen.
Tashmë zgjidhja e krizës politike në Itali është në dorë të Presidenti, Sergio Mattarella. Vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Italia fqinje dhe mike ka qenë gjithmonë një mbështetëse e madhe e Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Gjithashtu Italia mbetet një nga donatorët më të mëdhenj të Shqipërisë sa i përket marrëdhënieve ekonomike. Infowebtv